Natë e përsosur për CP3, Suns në rundin tjetër (VIDEO) NULL NULL 29.04.2022 11:33 29.04.2022 11:33 Phoenix Suns e ka fituar serinë ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 4:2 duke avancuar kështu për në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore. Chris Paul pati natë fantastike pasi pati përqindje të përsosur duke i realizuar të 14 tentimet e tij nga loja e rregullt. Teksa Paul pati 33 pikë për liderët e NBA-së, te Pelikanët më i miri ishte Brandon Ingram me 21 pikë e 11 asistime. Suns në rundin tjetër do të ketë punë me Dallas Mavericks që eliminoi Utah Jazzin po ashtu 4:2 në seri.