Nadal nuk merr pjesë në turneun aziatik NULL NULL 20.09.2018 13:26 20.09.2018 13:26 Pasi u pensionua nga US Open, tenisti i njohur Rafa Nadal ka njoftuar se nuk do të luajë në turneun e Pekinit dhe të Shangait. “Meqenëse kam problem me gjurin, unë kam vendosur të mos marrë pjesë në turneun aziatik për t`i dhënë kohë gjurit që të shërohet. Është për të ardhur keq, por nuk do jem me tifozët në Kinë dhe me organizatorët e turneve të Pekinit dhe Shangait që gjithmonë kanë qenë të mirë për mua dhe ekipin tim”. Një pushim i tillë, vjen pasi spanjolli në kohët e fundit ka pasur problem me gjurin e tij, gjë që edhe e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale. “Mu desh të tërhiqesha nga ndeshja gjysmëfinale në US Open dhe të hënën e kaluar po diskutoja gjendjen time në gjunjë me mjekët në Barcelonë”, ka shkruar Nadal në llogarinë e tij në Twitter. klankosova.tv