Myftiu Tërnava promovon dy vepra “Ligjërime për fenë e atdheun” NULL NULL 24.11.2015 13:47 24.11.2015 13:47 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar promovimin e veprës “Ligjërime për fenë e atdheun I-II” të Myftiut Naim ef. Tërnava. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të bashkësive fetare islame nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi. Për veprat kanë referuar prof. dr. Bajram Kosumi – rektor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan dhe prof. dr. Hysen Matoshi – drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, njofton Klan Kosova. Folësit në fjalimet e tyre përshëndetëse folën mbi rrezikun që po i kanoset Islamit nga grupe ekstremiste politike që nën petkun e Islamit po kryejnë vepra kriminale gjithandej. Ata janë gjithashtu janë shprehur që libri të ndikojë në debatin publik që duhet të zhvillohet për të luftuar radikalizmin.