Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muzeu i Korçës do të rihapet në shtator

NULL NULL
16.05.2016 17:33
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

Pas ndërtimit të godinës dhe kur pritet të nisë procesi i transferimit të tyre, është evidentuar edhe problematika për shumë ikona të cilat janë të paktën 3-shekullore.

Specialistë të restaurimit pohojnë se pas evidentimit ka nisur edhe procesi i konsolidimit për të mos lejuar dëmtimin e tyre të mëtejshëm.

“Nga verifikimet që bëmë rezulton që nga 8 mijë, 1 mijë duhen trajtuar para se të shkojnë në muzeun e ri. Problemet janë të ndryshme dhe ne i kemi përcaktuar sipas shkallës së dëmtimit, nga një deri në tre. Pjesa më e madhe janë dëmtime të shkallës së parë dhe të dytë dhe një pjesë e vogël që janë të shkallës së tretë. Shkaku është koha, e dyta kushtet ku ruheshin”, thotë Lorenc Gllozheni, drejtor i Muzeut Mesjetar.

Muzeu i Artit Mesjetar pritet të hapë dyert në shtator të këtij viti, por sipas specialistëve për konsolidimin e ikonave të dëmtuara do të duhen dy vite për t’i përfunduar dhe transportuar në muze./ Tch

lajme të ngjashme