Mustafa: Interpelancat e njëpasnjëshme, tri mësymje kundër kryeministrit Hoti NULL NULL 21.10.2020 09:46 21.10.2020 09:46 Isa Mustafa Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka quajtur mësymje kundër kryeministrit Avduallh Hoti, tri interpelancat që do të zhvillohen sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka theksuar që sipas tij, ata që e vlerësojnë “miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me kryeministrin”. Postimi i plotë: Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti. Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës. Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti!