Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa flet për kujdesin ndaj fëmijëve

NULL NULL
01.06.2015 13:52
????????????????????????????????????

Dita Botërore e Fëmijëve është një rast që edhe te ne në Kosovë të ngrihet zëri kundër abuzimit dhe diskriminimit të fëmijëve. Fëmijët sot po shfrytëzohen në konflikte të armatosura, ata sot mund të gjenden në rrugë, por edhe të shtypur për shkak se u takojnë religjioneve të ndryshme, grupeve të ndryshme minoritare, për shkak se janë me aftësi të kufizuara.

Për të gjitha këto Qeveria e Kosovës është duke punuar që të krijojë norma dhe standarde të barabarta me ato ndërkombëtaret në mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre, tha kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në mbledhjen që e mbajti Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve.

Ai kërkoi angazhimin e të gjithëve për mbrojtjen e atyre të cilët nuk munden vetë të luftojnë për të drejtat e tyre.

Sipas Mustafës, të gjithë janë të obliguar të sigurojnë kujdes më të mirë shëndetësor dhe arsim cilësor për fëmijët.

lajme të ngjashme