Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës NULL NULL 07.09.2015 11:35 07.09.2015 11:35 Kryeministri Isa Mustafa, i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës së vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Numri një i Qeverisë ka theksuar se 7 shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë. “Aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të saj për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese” thuhet në urimin e Mustafës për këtë ditë. Me këtë rast jubilar, shefi i qeverisë kosovare ka përkujtuar dhe ka shprehur mirënjohje edhe për deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana tejet të vështira miratuan këtë kushtetutë, transmeton Klan Kosova.