Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murray duhet djersitur për të fituar Queen’s Club

NULL NULL
20.06.2015 23:10
Andy Murray ka për të zhvilluar dy ndeshje brenda një dite, nëse veç dëshiron që të fitojë titullin e katërt të Queen’s Club.

Kjo pasi ndeshja gjysmëfinale mes tij dhe serbit Viktor Troicki u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut.

Meçi do të rikthehet ditën e nesërme në orën 11:00.

Murray shpreson në një fitore kundër Troickit i cili pati probleme me lëndim të krahut të djathtë.

Por si duket reshjet që pushtuan Londrën i dhanë një mundësi shtesë për t’u përballur ditën e nesërme.

Meteorologët për nesër kanë paraparë mot të kthjellët, kështu që gjasat janë të vogla që të ketë përsëri ndërprerje.

lajme të ngjashme