Muriqi e ‘vesh’ lojtarin e Mallorcas me fanellën e Kosovës NULL NULL 19.04.2026 15:27 19.04.2026 15:27 Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te skuadra spanjolle Mallorca. Muriqi aktualisht ka 21 gola dhe është në garë për Këpucën e Artë në Laliga, transmeton Klankosova.tv Në një video të publikuar në rrjete sociale nga “Pirati”, shihet bashkëlojtari i tij, Samu Costa i veshur me fanellën e Kombëtares së Kosovës. Muriqi këtë video e ka shoqëruar me një mbishkrim interesant “Gjyshi yt ndoshta ka lindur në Prizren”.