“Muri i dashurisë” në përkujtim të sulmeve në Paris (FOTO) NULL NULL 15.02.2016 17:00 15.02.2016 17:00 Muri i cili gjendet përballë rrugës ku kanë ndodhur sulmet e 13 nëntorit në Paris do të mbajë një emër të veçantë. Ai tashmë mban emrin “Muri i dashurisë” dhe është pikturuar nga artistë të ndryshëm. Këtë iniciativë e kanë marrë vetë banorët e lagjes ku kanë ndodhur sulmet të cilët kanë ftuar të gjithë artistët e grafiteve dhe ata rrugor që të pikturojnë këtë mur në përkujtim të këtyre sulmeve që kishin mbetur të vdekur rreth 130 persona. Banorët kanë thënë se këtë iniciativë e kanë marrë në “përpjekje për të shëruar fqinjët e tyre”. Sipas gazetës së njohur New York Times artistët përveç pikturave tregojnë edhe historitë e tyre që i lidhin me këto sulme, transmeton Klan Kosova. “Kam qenë shumë e frikësuar dhe jam ndjerë e vetmuar”, ka treguar Diana Kami njëra nga artistet e cila banon me vajzën e saj në këtë lagje. Diana ka marrë iniciativën që të pikturojë këtë mur. Asaj i janë bashkangjitur edhe shumë nëna tjera prej shkollës së vajzës së saj. “Ne dëshironim të bënim diçka”, tha njëra nga to e cila kishte mbledhur 500 euro në lagje për të paguar koston e pikturimit të murit të dashurisë. Njëri nga artistët ka emëruar pikturën e tij “Fëmijët e Francës”, e cila sipas tij jep shpresë për njerëzit që iu mbijetuan sulmeve të 13 nëntorit.