Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungesa e Vitaminës D shqetëson studiuesit

NULL NULL
30.08.2018 17:01

Hiç më larg se një dekadë më parë, nuk keni dëgjuar shumë për sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e vitaminës D.

Falë studiuesit të Universitetit të Bostonit, Dr. Michael Holick mund të mësoni më shumë për pasojat e mungesës së kësaj vitamine.

Farmacitë janë duke u përballur me kërkesa të shumta për vitaminën D, dhe sipas endokrinologëve, vetëm kalimi i kohës jashtë nuk po kryen punë më, pasi nivelet e vitaminës D janë duke rënë, transmeton Klan Kosova.

Për ta rritur nivelin e saj, studiuesit thonë se përfitimi mund të fillojë nga kockat e shëndetshme deri në zemrën tonë duke bërë më të mirë funksionimin e saj.

Vitamina D është një grup i yndyrave të tretshme brenda trupit të çdo njeriu.

lajme të ngjashme