Muja shënon gol në fitoren e St. Truidenit NULL NULL 04.10.2025 19:09 04.10.2025 19:09 Kjo e shtunë qe ditë e mirë për përfaqësuesin e Shqipërisë, Arbnor Mujën. Ai arriti të futej në listën e golashënuesve në fitoren 1:3 të ekipit të tij, St. Truiden, ndaj Mechelenit në xhiron e dhjetë të ligës belge. Shqiptari u inkuadrua në minutën e 18-të, dhe e shpagoi besimin e dhënë nga trajneri. Ai realizoi nga pika e bardhë për 1:1 në minutën e 74-t, dhe punën tjetër e kreu pjesa tjetër e skuadrës.