Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muja në Istog: Bujqit në hall me dëmet, ministri ha bostan (VIDEO)

NULL NULL
21.07.2026 20:39
Muja në Istog: Bujqit në hall me dëmet, ministri ha bostan (VIDEO)
Muja në Istog: Bujqit në hall me dëmet, ministri ha bostan (VIDEO)

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, të martën vizitoi Istogun e dëmtuar rëndë nga breshri i një dite më parë.

Meqë moti ishte i nxehtë, dikush megjithatë gjeti një zgjidhje për ta freskuar Mujën – me pak bostan, raporton Klan Kosova.

Kështu nisi vizita e tij bashkë me zyrtarët komunalë në tokat e dëmtuara nga breshri në Kovragë. Nga ky vend, ai tha se e ka një plan se si t’iu dalë në ndihmë fermerëve të cilëve bereqeti i sivjetmë iu shkoi huq.

Një nga fermerët ia rikujtoi ministrit që para pak vitesh nuk u subvencionuan hiç për dëmet që kishin pësuar.

Pas Kovragës, ministri me ekipin e tij mori rrugën për në fshatin Gusarë, që ka hapësirën më të madhe të mbjellë me misër në Istog.

Muja, këtë vizitë e zhvilloi ndaras nga kryetari Ilir Ferati, që u nis para tij.

E ministri në detyrë, një fermeri ia bëri një pyetje e cila atij iu duk pak e çuditshme.

“Ministri: Kur fillon tash rimbjellja, tash kur filloni?”

“Fermeri: Jo bre, s’ka rimbjellje, ka përfundu për këtë vit”.

“Ministri: Po deri në nëntor?”

“Fermeri: Ka përfundu, ka shku, kjo punë e kryer tashmë”.

E vlera e krejt këtyre dëmeve të mëdha, me të cilat u përball Istogu, pritet që të dihet shpejt.

Veç dëmëve në të mbjella, breshri dëmtoi edhe instalimet elektrike në trafo duke shkaktuar kësisoj ndërpreje prej afro 24 orësh të rrymës në gjysmën e fshtrave atje.

Ndiqeni kronikën e plotë më poshtë:

lajme të ngjashme