Muhaxheri i fton qytetarët të votojnë masivisht (VIDEO) NULL NULL 09.11.2025 10:09 09.11.2025 10:09 Kandidati i LDK-së njëherit kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka ftuar pejanët që të dalin e të votojnë masivisht. Këtë deklarim Muhaxheri i bëri para mediave pasi e kreu obligimin qytetar. “Zgjedhja është e tyre”, deklaroi ai. Muhaxheri tha se aktualisht procesi po shkon mbarë dhe ashtu siç pritej. Ai theksoi se pret që dalja e qytetarëve të jetë i njëjtë me rundin e parë. Gazmend Muhaxheri i LDK-së garon përballë Taulant Kelmendit të VV-së.