Muharremi: Kurti po lufton kundër kohës dhe frymës, ndaj edhe po ‘del prej vetes’ NULL NULL 20.01.2025 10:04 20.01.2025 10:04 Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka dhënë një analizë mbi situatën e kryeministrit Albin Kurti dhe betejës së tij të cilën e cilëson goxha sfidë për ta ruajtur pushtetin. Siç vlerëson Muharremi, kryeministri aktual, është në një garë të ashpër kundër kohës, frymës së opinionit publik dhe rrethanave reale politike, transmeton klankosova.tv. ”Albin Kurti është në një garë të madhe dhe po lufton kundër kohës, frymës dhe rrethanave reale për të arritur diçka që në fakt është tepër vështirë e arritshme. Pragu i tij i suksesit kësaj radhe është tepër i lartë dhe kjo po e sfidon skajshmërisht atë ditët e fundit. Ai duhet të sigurojë rreth 425k vota në zgjedhjet e 9 shkurtit për të mbetur në pushtet. I duhet të elektrizojë masat aq shumë saqë të dalin mbi 925k persona në votime, diçka vështirë e mundshme duke marrë parasysh numrin e vogël të banorëve aktualisht dhe trendet e migrimit. Dhe në fund, i duhet të sigurohet se opozita nuk do të rritet shumë, që gjithashtu është një detyrë e pamundur të kontrollohet. Kurti po lufton kundër kohës dhe frymës, andaj edhe po ‘del prej vetes’ gjatë fushatës. Kjo po ndodhë gjithashtu për shkak se mos arritja e njëri nga këto 3 parakushteve lehtësisht e qet në opozitë LVV-në pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, andaj është situatë komplekse dhe emocionale për të”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 06/02/2025
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 06/02/2025
Kosova Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës (VIDEO) 06/02/2025