Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mudryk rezulton pozitiv në doping: Kjo është tronditje për mua

NULL NULL
17.12.2024 13:47

Mesfushori i Chelseat, Mykhailo Mudryk, ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

Ai përmes një shkrimi ka reaguar duke thënë se lajmin se një mostër e tij, sipas njoftimit nga FA, përmban një substancë të ndaluar, është një tronditje për të.

“Kjo është një tronditje për mua, unë kurrë me vetëdije s’kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar ose kam thyer ndonjë rregull”.

“Jam duke punuar ngushë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo”, ka shkruar Mudryk, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai shfaqi besim të plotë se s’ka bërë asgjë të gabuar, teksa tha se shpreson që së shpejti të kthehet në fushë.

“Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit me FA, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, tha ai.

lajme të ngjashme