M&Sillosi hap hambarët për bereqetin e fermerëve (VIDEO) NULL NULL 07.07.2024 20:15 07.07.2024 20:15 Kanë filluar të bëhen korrje-shirjet e grurit në Kosovë. Një proces i tillë u krye të dielën edhe në Banjë të Pejës, ku u korrën 150 hektarë hapësirë grurë. Të njëjtat ia dorëzuan kompanisë më të madhe të prodhimit të miellit në rajon, M&Sillosi. Fermeri Adnan Dreshaj thotë se bashkëpunimi me këtë fabrikë u ka sjellë atyre shumë sukses në mbjelljen e grurit. Madje, ai thotë se kushtet që ua ofron M&Sillosi e lehtësojnë jashtëzakonisht shumë punën e tyre. “Gjatë gjithë kohës , gjatë këtyre viteve kemi bashkëpunu vetëm me M&Sillosin, për shkak se është kompani e madhe, kompani serioze, e bën edhe transportin vet, na i sjellë direkt kamionët në arë, bëhet transporti me rregull”, ka thënë fermeri. Por si ky bujk, janë edhe mijëra të tjerë gjithandej Kosovës që e dorëzojnë grurin tek prodhuesi gjigand. Andaj, radhët e gjata të dielën ishin edhe në Mleqan të Malishevës, ku bujqit shkuan për të dërguar të korrurat e tyre, në këtë pikë grumbulluese. Përveç sasisë së madhe, këta thonë se M&Sillosin e bën të veçantë, edhe cilësia që e ofrojnë në fund. M&Sillosi është lidere edhe në rajon. Ajo është furnizuese e miellit e shumë shteteve. Kapaciteti ditor i përpunimit të grurit është 600 ton, nga të cilat prodhohet miell sipas standardeve më të larta botërore, përmes një teknologjie jashtëzakonisht të avansuar. Andaj, M&Sillosi, vazhdon të mbetet e pakonkurrencë, dhe si e tillë, produktet që i ofron, gjinden pothuajse në kuzhinën e çdo familjeje kosovare dhe jo vetëm. Kronikë e përgatitur nga gazetarja Gresa Nitaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.