Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MSh-ja e Gazës: Spitali Al-Aksa do të ndërpresë funksionimin për shkak të mungesës së karburantit

NULL NULL
23.05.2024 18:30
Gaza
Foto nga arkiva. Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se spitali Al-Aksa në qendër të Gazës do të ndalojë së shpejti funksionimin e tij.

Sipas kësaj ministrie kjo do të ndodh për shkak të mungesës së karburantit.

Ministria njoftoi se spitali mori 3 mijë litra karburant dje, kur i nevojiten 5 mijë litra për të funksionuar, duke shtuar se aktualisht në spital janë 1 mijë 300 pacientë të sëmurë e të plagosur.

“Trajtimi i tyre mjekësor do të ndalet për shkak të mungesës së karburantit”, thuhet tutje në njoftimin e MSh-së së Gazës.

 

 

lajme të ngjashme