Mposhtet “Zonja e Vjetër”, Inter merr pikët e plota NULL NULL 04.02.2024 22:51 04.02.2024 22:51 Derby d’Italia i ka takuar Interit. Skuadra e Simone Inzaghit e mposhti Juventusin me rezultat 1:0 në “Giuseppe Meazza”. Goli i vetëm u shënua në minutin e 37-të ku futbollisti i “Zonjës së Vjetër”, Federico Gatti realizoi autogol. “Zikaltërit” aktualisht e kryesojnë renditjen në Serie A me 57 pikë, katër më tepër se ekipi nga Torino që është në vendin e dytë.