Mozilla ka filluar të bëjë disa ndryshime NULL NULL 24.08.2015 18:30 24.08.2015 18:30 Mozilla ka filluar të bëjë një seri ndryshimesh të Firefox-it që do të bëjë disa aspekte të shfletuesit të duken më shumë si Chrome. Ndryshimet janë të dizejnuara në përgjithësi për ta bërë Firefox më të sigurt dhe të qëndrueshëm. Ka disa ndryshime kryesore që Mozilla do të ketë në krahasim me Chrome. E para është se ajo është duke ndryshuar mënyrën si ‘extensions’ (të cilat Firefox i quan “Shtesa”) lidhen me shfletuesit. Mozilla ka filluar të kërkojë që ata përdorin një metodë të re që është shumë e ngjashme me atë që përdoret nga Chrome dhe Opera, shkruan vecsot.al. Ndërsa kjo do të thotë për extensions e Firefox mund të kenë nevojë të rindërtohen, kjo do të thotë se “extensions” e Chrome dhe Operas duhet të jetë në gjendje për të shtuar suportin Firefox me ndryshime minimale.