Mourinho ra dakord për t’u bërë trajner i Fenerbahces, sipas raportimeve NULL NULL 31.05.2024 12:37 31.05.2024 12:37 Jose Mourinho Jose Mourinho është afër rikthimit në drejtimin e futbollit, pasi ka rënë dakord për kushtet për t’u bërë trajneri i ardhshëm i ekipit Fenerbahce, sipas raportimeve. Ai ka qenë pa klub që kur u shkarkua nga Roma në janar, por po përgatitet të marrë një projekt të ri në Super Ligën Turke. Mourinho e udhëhoqi Romën drejt suksesit të Ligës së Konferencës së Evropës në 2021-22, trofeu i parë evropian i klubit dhe në finalen e Europa League në 2022-23, por u shkarkua pas një fillimi të dobët të sezonit të kaluar. Sipas gazetës portugeze A Bola, Mourinho ka arritur një marrëveshje verbale me skuadrën e Stambollit dhe njoftimi për emërimin e tij mund të bëhet sot. Fenerbahce, përfundoi si nënkampion në Super Ligën Turke sezonin e kaluar. Mourinho do të zëvendësojë Ismail Kartalin, shkruan Onefootball.com, përcjell Klankosova.tv.