Motori përplas rëndë dy vajza në Vlorë, njëra vetëm 10 vjeçe NULL NULL 29.08.2024 23:49 29.08.2024 23:49 Foto ilustruese. Dy vajza kanë mbetur të lënduara këtë mbrëmje në Vlorë, pasi u përplasën nga një motor. Motomjeti që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale E. R. aksidentoi një të mitur 10 vjeçe dhe një 20-vjeçare, transmeton klankosova.tv. I lënduar mbeti dhe drejtuesi i motorit. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas topchannel, të tre lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.