Motoçiklisti bashkë me pasagjer aksidentohen në Drenas NULL NULL 26.08.2024 22:20 26.08.2024 22:20 Foto ilustruese Një motoçiklist dhe pasagjeri që ishte me të, janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Drenas. Incidenti ka ndodhur në fshatin Qikatovë e re, rreth orës 17:00. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv.