Moto GP rikthehet me aksion, çmimi i madh i Katalunisë ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 05.06.2021 09:00 nga Engjëll Bërbatovci 05.06.2021 09:00 E SHTUNË 12:35 KUALIFIKIMET MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP ART SPORT 2 E DIEL 11:20 GARA MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP ART SPORT 2 Raundi i shtatë në Moto GP do të rikthehet vetëm pas një jave nga gara e kaluar që u zhvillua në Itali. Kësaj radhe mikpritëse e pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Katalunisë në Spanjë, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Moto GP. Kualifikimet në Spanjë do të fillojnë nga ora 12:35 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Sport 2 për tri kategoritë, ndërsa gara e Grand Prix të Mugellos do të fillojë të dielën në orën 11:20 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin Art Sport 2. Fabio Quartararo nga Yamaha është për momentin në vendin e parë duke grumbulluar 105 pikë e pas tij vjen Johann Zarco me 81 sosh, ndërsa italiani Francesco Bagnaia ka grumbulluar 79 pikë në vendin e tretë. Spanjolli i rikthyer këtë sezon, Marc Marquez, është në vendin e 18-të me 16 pikë të grumbulluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.