Moti sot: Vranët dhe me diell NULL NULL 17.01.2026 08:07 17.01.2026 08:07 Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet e ditës do të sillen nga -4 gradë, kurse maksimalet 5 gradë Celsius. “Temperaturat minimale -4 deri -2 C, ndërsa ato maksimale 3-5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.