Moti sot me shi e borë NULL NULL 23.12.2024 07:18 23.12.2024 07:18 Foto ilustruese. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Sipas këtij institute, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4°C, njofton Klankosova.tv. “Moti do të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.