Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moti për vikend: Me ngrica, mjegull e temperatura në minus

NULL NULL
17.01.2025 19:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për të shtunën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, në mëngjes dhe gjatë natës së shtunë do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -7°C deri -4°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 3°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa për të dielën, IHMK-ja bëri të ditur se parashikohet të ketë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell, ku në mëngjes dhe gjatë natës parashihet ngrica dhe kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme