Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mos mbani fshehtësi me partnerin

NULL NULL
08.06.2015 23:15

Ëndërrat tuaja
Të jesh e hapur me partnerin për ëndërrat dhe dëshirat tuaja është e vetmja mënyrë që ato të jenë potencialisht të realizueshme.

Situatën financiare
Të qenurit në dijeni të situatës financiare, i bën partnerët më të kujdesshëm lidhur me shpenzimet ndërkohë që e kundërta do të mund ta përkeqësonte edhe më tepër gjendjen.

Aktivitetin online
Shanset që partneri të shohë ndonjëherë historikun e browser-it tuaj janë të mëdha kështu që nëse keni diçka për të thënë, më mirë thuajeni përpara se të zbulohet.

Problemet e mëdha
Probleme në punë, në familje, me shëndetin…nuk ka rëndësi. Nëse është një gjë me rëndësi ndajeni me partnerin. Edhe nëse mund t’ju shkaktojë probleme me të, është një rrezik që duhet ta merrni përsipër me besimin se gjërat do të rregullohen gjithsesi.

Preferencat seksuale
Jini të sinqertë mbi çfarë ju pëlqen në dhomën e gjumit. Nuk ka asgjë për të patur turp. Shumë persona janë të pakënaqur seksualisht nga partnerët dhe nuk e dinë se sa të lumtur do ishin në jetën seksuale sikur t’i bënin me dije partnerit se çfarë dëshirojnë të provojnë.

lajme të ngjashme