Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mos luani me brisqe”, kirurgu i QKUK-së: Tre të plagosur me armë të ftohta brenda 24-orëve

NULL NULL
20.07.2026 12:33

Kirurgu torakal në QKUK, Shqiptar Demaçi, ka treguar me shqetësim, për rritjen e rasteve të plagosjeve me thika dhe brisqe, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Përmes një reagimi në Facebook, Demaçi ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 orëve, sipas tij, në Qendrën Emergjente, Reanimacion dhe Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK janë trajtuar tre persona të plagosur me mjete të mprehta.

Demaçi ka bërë apel për kujdes, duke kërkuar që të shmangen konfliktet dhe sjelljet agresive që mund të çojnë në pasoja të rënda.

“Një i ri (18 vjeç) në gjendje të shokut të rëndë gjakderdhës u operua në mënyrë shumë urgjente( humbte 2,5 litra gjak nga plagët në krahëror), por u soll me kohë nga mjekët e paramedikët me autoambulancë të regjionit dhe u menaxhua me sukses nga ekipi kujdestar në QKUK (Q.Emergjente/Reanimacion/Kirurgji Torakale/ MIQ)! Mos ta teprojmë me lojëra e sjellje agresive se mund të ketë fatalitete”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Njëherësh, në raportin 24-orësh të Policisë, janë raportuar dy raste të lëndimit me mjet të mprehtë.

Në Mitrovicë, sipas policisë, një person është arrestuar pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka therur me thikë një person tjetër.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë Jug, 18.07.2026 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka therrë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Shtime.

“Shtime, 19.07.2026 – 02:58. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte therur me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport./Klankosova.tv

lajme të ngjashme