Mos harroni filxhanin në tryezën tuaj të punës NULL NULL 22.09.2016 16:30 22.09.2016 16:30 Nëse ju punoni në një zyrë, atëherë shanset janë që ju apo kolegët tuaj të pini çaj apo kafe në tavolinën tuaj. E me shumë gjasë, duke mos qenë gabuar, shumë njerëz janë të prirë të mbajnë filxhanin e tyre në tryezën e tyre të punës, e cila në fakt është një ide e tmerrshme. Pa dyshim që kafeja dhe çajrat janë të shëndetshme, por posa pini në orarin tuaj të punës të keni kujdes me filxhanet duke i harruar ato në tryezën e zyrës tuaj. Një veprim i tillë, mund të përfundojë duke ju bërë të sëmurë, dhe ka një arsye me të vërtetë të shpifur për këtë. Charles Gerba, profesor i mikrobiologjisë së mjedisit në Universitetin e Arizonës, tha se arsyeja që s’duhet mbajtur filxhanët është si vijon: ‘’Ka koloni të mikrobeve të shumta që jetojnë në filxhanin tuaj të preferuar’’ Sipas hulumtimit të tij, 20% e filxhanëve të harruar pas përfundimit të pijes, përmbajnë baktere fekale ndërsa 90% e tij është mbuluar në lloje të tjera të mikrobeve të cilat mund të jetojnë deri në tre ditë, njofton Klan Kosova. Kjo zakonisht ndodh tek njerëzit të cilët pastrojnë filxhanët e tyre në zyrë me sfunxherë të ndryshëm që janë sorollatur gjithandej për një kohë të gjatë, apo nuk kanë përdorur ujë të ngrohtë apo detergjente. Prandaj nëse filxhani juaj i papastër qëndron në tryezën tuaj, bakteriet fillojnë të rriten menjëherë edhe në qoftë se nuk ka asgjë më shumë se sa një rreth i pijes që keni pirë brenda tij, njofton Klan Kosova.