Morello mbron miqësinë e tij me Nugent-in NULL NULL 18.10.2021 16:17 18.10.2021 16:17 Tom Morello i Rage Against the Machine e ka mbrojtur shoqërinë e tij me Ted Nugent-in në një intervistë për NME-në. Nugent është kritikuar rëndë për qëndrimet e tij djathtiste e që e ndeshin me bindjet e Morellos, por kjo si dikuet nuk i pengon ata që të jenë shokë. “E rezervoj të drejtën për t’i përballur opinionet me të cilat nuk pajtohem, me zemër të hapur dhe me dashuri, ose duke e hedhur ndonjë tullë. Kjo varet nga unë”, ka thënë Morello. “Në rastin e Tedit, e di që ai është shndërruar në një karikaturë djathtiste, por ka pasur disa raste ku e kam kontaktuar për probleme për të cilat do të mbeteshit të befasuar”. “Mirëpo ai prapë mbetet i çmenduri xha Ted që i thotë të gjitha m**sihanet”.