Monumente të ish Jugosllavisë, që duken te jenë nga filmat fantashkencë NULL NULL 07.04.2016 22:34 07.04.2016 22:34 Kohë më parë, para se ish Jugosllavia të futej në konflikt, ky vend ishte shtëpi e shumë prej emrave më progresiv të Arkitektëve Europian. Përgjatë territorit të saj kishte shumë skulptura dhe struktura të ndryshme të cilat ishin nën qeverisjen e atëhershme. Shumica prej tyre duken të jenë nga e ardhmja apo të marra nga ndonjë film fantastiko-shkencor, kjo për shkak të dizajnit të tyre unik. Kolapsi i paevitueshëm i këtij vendi bëri që këto krijime të mbesin në harresë. 26 vite më vonë fotografi Belg, Jan Kempenaers, u rikthye në këtë vend për të fotografuar këto mrekulli arkitekturore. Poshtë mund të shihni 15 fotografi të këtyre krijimeve. Monument i Partizanëve Kosmaj, malet Kosmaj, afër Beogradit, Serbi, 1982 Monument i Revolucionit, Podgarić, Kroaci 1967 Monumenti “Tifo”, Korenica, Kroaci, 1959 Monumenti “Lule Gur”, ne kampin e përqendrimit Jasenovac, Kroaci, 1966 Monument për patriotet e vrare, Trebjesa, Niksic, Mali i Zi Monumenti në Qendrën Përkujtimore Šušnjar, afër Sanski Most, Bosnja dhe Hercegovina, 1971 Monument ne Kompleksin Përkujtimor “ Lugina e heronjve”, Tjentište, Bosnja dhe Hercegovina, 1971 Monument për luftëtaret e rene, Kolašin, Mali i Zi, 1949 Monumenti i partizanëve, Ostra, Čačak, Serbi, 1969 Monument për ngritjen e popullit të Korodun dhe Banija, Petrova Gora, Kroaci, 1981 Monument për partizanët e rënë gjatë çlirimit të Knin, Kroaci, i shkatërruar me 1995 Monument dedikuar ushtarëve të rënë slloven, Iliriska Bistrica, Slloveni, 1965