Monika Salihu: Këtë verë do të jem aktive nëpër dasma (VIDEO) NULL NULL 25.02.2024 11:43 25.02.2024 11:43 Ish-konkurentja e Big Brother Vip Kosova 2, Monika Sakihu ishte e ftuara e radhës te emisioni “Shija e Anës”. Ajo nuk ishte e vetme në këtë intervistë, pasi ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ylberi. Një intervistë relaksuese familjare dhe e këndshme me dyshën, bëri që të preken disa tema, në mesin e të cilave edhe muzika. Kanë kaluar vite që Monika ka bërë një pauzë me këndimin. Së fundmi ajo nxorri në bashkëpunim projektin me këngëtaren e njohur Remzie Osmani, “Qika e nanës vet”, projekt ky i cili u pëlqye mjaft shumë. Ndër të tjerash, Monika theksoi se këtë verë do të jetë aktive nëpër dasma. Në linkun më poshtë i gjeni detajet nga kjo intervistë: