Monedha 1-centëshe e cila vlen 2500 euro NULL NULL 12.05.2016 20:21 12.05.2016 20:21 Është thjesht një monedhë 1 centëshe, por vlen 2500 euro. Arsyeja është një gabim në prodhim. Janë gjashtë monedha të tilla, të cilat janë prodhuar gabimisht jashtë parametrave në vitin 2002, në Itali. Por pikërisht ky gabim ka tërhequr vëmendjen e koleksionuesve, të cilët kanë shprehur menjëherë interes për to, shkruan Tring. 14 vjet më pas, ato janë në ankand dhe shitja e tyre pritet të bëhet në 23 maj në një vlerë që nis nga 2500 euro.