Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Momenti shokues kur hajduti kapet dhe rrahet keq (VIDEO)

NULL NULL
25.05.2018 19:33

Një dhunë e papërshkrueshme e ndodhur në Durham të Anglisë, është ndarë përmes pamjeve në rrjete sociale.

Në atë moment duket se një hajdut pasi u kap në flagrancë, goditet në kokë dhe rrëzohet përdhe, transmeton Klan Kosova.

Sipas Mail Online, banori i tërbuar godet hajdutin në tokë me një goditje të vetme dhe pasi e nxjerr nga prona e godet përsëri.

Vjedhësi i dyshuar dëgjohet të ketë thënë “më vjen keq” pasi qëndron i pafuqishëm me një plagë të dukshme në pjesën e pasme të kokës.

https://www.youtube.com/watch?v=IbLlQsWS5fg

Është pohuar në internet se një grua dhe një fëmijë i vogël ishin brenda pronës, por disa shikues e kanë dënuar dhunën.

Video 40 sekondëshe tregon se si burri me një shkop bejsbolli godet në kokë hajdutin.

 

lajme të ngjashme