Momenti kur Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë (VIDEO) NULL NULL 21.03.2025 14:34 21.03.2025 14:34 Ish-presidenti Hashim Thaçi tashmë është larguar nga shtëpia e tij në Burojë, ku kishte shkuar për të qëndruar me familjarët e tij në të pamen që është për vdekjen e babait Haxhit Thaçi. Në Kosova Today të Klan Kosovës janë transmetuar pamje të realizuara nga kameramani Agon Bejtullahu nga momenti kur Thaçi është larguar nga shtëpia e tij, dhe ishte nën përcjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dhe njësiteve të EULEX-it. Thaçi ka qenë sot edhe tek varri i babait të tij. /Klankosov.tv