Momenti kur një krokodil i madh ndalon trafikun për ta kaluar rrugën (VIDEO) NULL NULL 14.04.2022 09:55 14.04.2022 09:55 Një shofer në Florida kapi momenton kur një krokodil i madh ecte në mes të rrugës, duke e ndalur përkohësisht trafikun. Daniel Kaufman tha se ishte duke vozitu në bulevardin Jacaranda në Venecia kur pa krokodilin në rrugë dhe u ndal për të bërë video. Videoja tregon ndalimin e trafikut për krokodilin, të cilit i mungonte këmba e përparme e djathtë, teksa kalon rrugën. “Ai po hyn nën kamionin tim”, thotë Kaufman në video. Kaufman tha se ai mund të ndjente lëvizjen e kamionit të tij ndërsa zvarraniku masiv lëvizte poshtë tij. Ai tha se krokodili doli nga ana tjetër e kamionit dhe shkoi në anën e kundërt të rrugës.