Momente tmerri për mesfushorin e Romës, hajdutët e mbyllën në dhomë dhe i vodhën shtëpinë NULL NULL 17.03.2026 12:01 17.03.2026 12:01 Natë terrori për mesfushorin e Romës, Neil El Aynaoui. Rreth orës 03:00, një bandë prej gjashtë personash me fytyra të mbuluara, të armatosur me pistoleta, kanë hyrë me forcë në shtëpinë e futbollistit maroken. Hajdutët e kanë mbyllur në një dhomë lojtarin, nënën e tij, partneren dhe vëllain me partneren e tij, dhe më pas kanë vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një Rolex dhe disa çanta të shtrenjta./Klankosova.tv