Kida zbulon pak nga kënga e saj e re (VIDEO) NULL NULL 22.06.2026 17:39 22.06.2026 17:39 Kida. Foto nga Instagrami. Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka zbuluar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor. Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një pjesë të shkurtër nga kënga e re, duke krijuar kureshtje te fansat. Projekti i ri mban titullin “Inati” dhe pritet të publikohet së shpejti, përcjell Klankosova.tv. Përmes këtij postimi, Kida ka dhënë vetëm një “shije” të këngës, ndërsa detajet e tjera rreth datës së publikimit dhe videoklipit ende nuk janë bërë të ditura. @officialkidaa INATI 🩷🩷🩷🩷 ♬ original sound – KIDA