Modriqi, edhe një vit ‘mbret’ NULL NULL 02.06.2024 15:14 02.06.2024 15:14 Luka Modriq Futbollisti i shquar i Real Madridit, Luka Modriq do të vazhdojë të jetë pjesë e ‘mbretërve’ edhe për një vit. Mesfushori kroat pritet të nënshkruajë kontratën e re me “Los Blancos” gjatë javës së ardhshme, derisa e mbanë në klub të paktën edhe për një sezon. Modriq ka bërë me dije se vendimi i tij nuk ka të bëj me shumën e parave, pasi i ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite, tregon eksperti i transfereve, Fabrizio Romano. 38-vjeçari mbrëmë ka arritur të fitojë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij. Kroati është edhe fitues i Topit të Artë, sukses të cilin e kishte arritur në vitin 2018.