Mo Farah ndihet keq pas akuzave NULL NULL 19.06.2015 21:18 19.06.2015 21:18 Mo Farah ka lëshuar një deklaratë ne lidhje me akuzat që po bëhen kohëve të fundit në drejtim të tij dhe ish-trajnerit Salazar. Së fundi është raportuar se Farah ka munguar në dy teste anti-doping para Lojërave Olimpike të Londrës. Por ai është përgjigjur se kurrë nuk ka përdorur substance të tilla. “Kurrë nuk kam hyrë në garë nën ndikimin e substancave të tilla. Kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëja. Në karrierën time kam bërë qindra teste të tilla dhe në çdonjërin kam dalur negative” ka thënë Farah. Ai ka thënë se poashtu akuzat e tilla të pabaza dhe pa asnjë fakt janë duke ndikuar shumë keq në gjendjen e tij. “Është e dhimbshme kjo që thuhet. Për mua dhe gruan time, e cila është shtatzënë. Kjo dhemb.” ka thënë Farah.