“M’kanë thanë pse nuk e ke myt, m’ka dalë para syve djali..”, Albert Kastrati rrëfen sulmin e të riut që iu fut në shtëpi NULL NULL 17.06.2026 11:16 17.06.2026 11:16 Qytetari nga Prishtina, Albert Kastrati ka dhënë detaje për personin që thotë se ka sulmuar me thikë anëtarë të familjes, e ku është plagosur rëndë nëna e tij 76-vjeçare. Kjo ngjarje ka ndodhur më 10 qershor të këtij viti në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, derisa Kastrati ka ndarë detaje në një shkrim në rrjetin social Facebook. Në rastin e sulmit, ai ka thënë se në shtëpi kanë qenë ai, nëna, gruaja dhe djali i tij 3-vjeçar. Kastrati ka thënë se e njeh personin që ka kryer aktin, gjithashtu edhe familjarët e tij. “Ernestin e kom njoft kur ka ardhë i ri te Plisat, Batonin, nanën e tij dhe babën e ndjerë i njoh. Ernestin vetë nuk e kom pa gati 15 vjet.”, ka shkruar Kastrati. Në një rrëfim paraprak, Kastrati kishte thënë se personi ka përmendur “Allahu Ekber” në momentin e aktit, derisa për këtë ka dhënë sqarime sot. “Kur e kom përmend fenë, nuk e kom bo me ofendu askënd. Unë jam 47 vjeç dhe 34 Ramazana i kom agjëru. Arsyeja pse e kom përmend është se gjatë rastit ka bërtit “Allahu Ekber”, e edhe disa mesazhe që m’i ka çu mu dhe shokëve të mi nuk të lënë shumë hapësirë me mendu ndryshe.”, ka shkruar tutje Kastrati. Ai ka thënë se personi vazhdimisht i kishte shkruar atij dhe shokëve të tij, por ka shtuar se nuk e ka marrë seriozisht. “Një ditë para rastit e kom pa edhe nanën e tij, e ajo vetë më tregoi që ka ra në hall prej tij.”, ka thënë Kastrati. Sipas tij, me atë person janë në hall edhe familjarët e tij. “Po e shtoj edhe një gjë, shumë dojnë me e ditë arsyen pse ka arrit deri këtu e sidomos ata që nuk e njohin personin në fjalë. Mirëpo, e vërteta qëndron me gjendjen në të cilën ndodhet ai, sepse këtë dëm që ka pas familja ime nga ai ka qenë kërcenim i vazhdushëm për nanën e tij, vllaun e tij e persona të tjerë. Këto janë gjana që nuk i them me gëzim, por janë fakte që i din shumë njerëz. Familja jonë kurrë nuk ka pasë problem me familjen e tij. Përkundrazi, edhe nana jem e ka prit nanën e tij me ardhë me e pa, e i kemi thanë se nuk kemi asnjë problem me ta. As nana e tij, as Batoni nuk mbajnë asnjë faj për atë që ka ndodhë. Përgjegjësia është individuale dhe për veprimet e Ernestit nuk mundemi me dhanë përgjegjësi askujt tjetër ka me i mbajtë ai vet.”, ka shkruar Kastrati. Ndër të tjerash, Kastrati ka shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës, si dhe ekipit mjekësor në QKUK, për kujdesin ndaj nënës së tij. “Shumë njerëz më kanë thanë: “Pse nuk e ke mbyt?” E para, aty e kom pasë nanën, gruan dhe djalin e vogël dhe krejt mendjen e kom pasë me i mbrojt ata. Me thanë të drejtën, kom pasë mundësi me i shkaktu shumë dëm, po jom nal. Më kanë dalë para syve nana, gruaja dhe djali jem. Jom mundu me majt veten nën kontroll dhe ashtu ka ndodhë.”, ka thënë ai.