“M’ka kapë zhag m’ka çu mrena…” 26-vjeçari me akuza ndaj ish-shefit (VIDEO) NULL NULL 13.04.2026 20:40 13.04.2026 20:40 Me 3 mars, Arjan Dreshaj nga Istogu nisi punën në kompaninë “Algida” në nëndegën “Kajmak SH.P.K”. Mirëpo, ai pretendon që në mëngjesin e 30 marsit u përballë fillimisht me presion psikologjik nga eprori i tij, Klit Qollaku. Sipas Dreshajt, ky diskutim ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit para se të fillonin punën e zakonshme. Mirëpo, ai thotë se situata u përshkallëzua edhe më shumë kur pas verifikimit të stokut të tij të akulloreve doli 1 mijë euro plus. Kësisoj, thotë se pronari filloi ta akuzonte për vjedhje. 26-vjeçari pretendon se pasi pronari e ftoi në katin e sipërm të objektit ndodhi edhe sulmi fizik për të cilin thotë se mbeti me shenja në trup dhe fytyrë. Pas disa minutash, në vendgjarje arritën Policia e Rajonit të Graçanicës. Megjithatë, sipas 26-vjeçarit kërcënimet vazhduan edhe në mbrëmjen e 30 marsit nga Klit Qollaku. Dreshaj pretendon se rasti i tij nuk qe i pari, ngase pronari i “Algidës” ishte i ashpër edhe me të tjerë punëtorë. Kësisoj, Dreshaj u largua nga puna dhe as pagën për 1 muaj punë nuk e mori ngase kontratë ligjore nuk kishte të nënshkruar. Në lidhje me këtë situatë, Kiks Kosova shkoi tek zyret e kompanisë “Algida” për të marrë anën tjetër të kësaj historie nga vet drejtori Qollaku. Por, atë nuk e gjeti në vendin e punës dhe një punëtor i kompanisë i tha ekipit që pronari është jashtë shtetit dhe do t’ia përcjell kërkesën e emisionit për të biseduar rreth rastit. As pas insistimit për të marrë përgjigjen e tij, kontakti me të ka qenë i pamundur. Ndërsa, nga Policia, i konfirmuan emisionit që është hapur rast për këtë ngjarje.