Mjeti i dyshimtë në afërsi të Badocit është një granatë dore NULL NULL 10.03.2025 14:26 10.03.2025 14:26 Foto ilustruese. Shiriti i policisë Një mjet i dyshimtë i cili pak më herë u raportua se u gjet në afërsi të Liqenit të Badocit, po del të jetë granatë e dorës. Lidhur me rastin që ndodhi sot rreth orës 11:30, detaje ka dhënë edhe policia. Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, deklaroi për Klankosova.tv, se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. “Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore”, tha Borovci për Klankosova.tv “Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi ai. Nuk dihet nëse në këtë rast ka ndonjë person të dyshuar i cili mund ta ketë vendosur aty bombën./ Klankosova.tv Mjet i dyshimtë tek Liqeni i Badocit, policia në vendin e ngjarjes