Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mjerim, udhëheqësit inatqorë s’mendojnë gjë pos partisë”, masakra e Mejës pa organizim institucional

NULL NULL
28.04.2026 09:59

Gjokë Sokoli, familjar i viktimave të Masakrës së Mejës, është shprehur i zhgënjyer nga mosorganizimi i aktiviteteve nga ana e shtetit lidhur me përvjetorin e 27-të të kësaj masakre të përgjakshme.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Sokoli tha se është mjerim që udhëheqësit janë inatqorë, e që sipas tij, nuk mendojnë asgjë tjetër pos partisë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë jam i zhgënjyer fatkeqësisht, ku të gjithë ata njerëz që kanë marrë pjesë dje, pleq, të rinj, dhe nuk ke në gjendje dikush t’i flasë dy fjalë për ato viktima. Edhe vitin e kaluar ashtu, edhe këtë vit. Është mjerim për udhëheqësinë tonë, të cilët janë inatqorë, që nuk mendojnë për të tjerët, veç për parti”, tha Sokoli në Klan Kosova.

Edhe Lush Krasniqi deklaroi se është zhgënjyese që institucionet nuk nderojnë siç duhet viktimat.

“Njerëzit që janë në qeveri e janë përgjegjës për këto manifestime, nuk kanë menaxhimin e duhur”, u shpreh Krasniqi.

lajme të ngjashme