Mjekët zbulojnë se lija e majmunëve mund të shkaktojë infeksion në sy dhe t’i verbojë njerëzit NULL NULL 21.10.2022 08:44 21.10.2022 08:44 Mjekët kanë bërë të ditur se lija e majmunëve mund t’ua dëmtojë sytë pacientëve që janë të prekur nga ky virus. Ekspertët në Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Britani thanë se lija e majmunëve mund të prekë pjesët më të cenueshme të trupit, duke përfshirë edhe sytë, ku mund të shkaktojë edhe verbim. “Humbja e shikimit është pasoja më e rënda potenciale e përfshirjes okulare të infeksionit të virusit të lisë së majmunit. Superinfeksioni bakterial mund të shkaktojë komplikime të rënda”, thuhet në njoftimin e tyre. Aktualisht në ShBA, ka 27 mijë 635 raste të lisë së majmunëve, ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar, shifra është shumë më e ulët, me rreth 3 mijë 586 njerëz që janë të infektuar me këtë virus, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Studimet e mëparshme zbuluan një lidhje midis problemit të infektimit dhe shikimit, ku nga pesë pacientët që përjetuan probleme me sytë, njëri e përshkroi një skuqje, duke u shoqëruar me ënjtje dhe kruarje. Bëhet e ditur se pacientët që patën të tilla probleme, filluan të përjetonin simptoma të rëndë dhe përkeqësim të shikimit.