Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët që punojnë me rrezatim s’janë kontrolluar nga 2016-ta, ligjërisht duhet një herë në vit (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 25.04.2023 20:43

Punën e kanë me rrezik, ndaj profesionistët shëndetësorë që kanë angazhim ditor me rrezatim, janë të obliguar ligjërisht t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore së paku një herë në vit.

Ata të profileve tjera, së paku një herë brenda tre vjetësh, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, ShSKUK vizitat sistematike për mantelbardhët për herë të fundit i ka realizuar më 2016.

E ky proces pritet që në QKUK të fillojë në gjysmën e majit ku do të zgjasë afro gjashtë muaj dhe personeli do të kryejë tetë kontrolle bazë, përfshirë edhe atë psikiatrike.

Plani është që 40 punëtorë brenda ditës do të kontrollohen në ambulancat specialistike, derisa të tilla tashmë kanë përfunduar në disa spitale rajonale.

Aktualisht ShSKUK-ja ka vetëm një mjek të punës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme