Mitrovicë: Sulmon gruan dhe vajzën e mitur, dërgohet në mbajtje NULL NULL 13.01.2024 09:06 13.01.2024 09:06 Dhunë në familje, FOTO ILUSTRUESE. Është arrestuar të premten një person në Mitrovicë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tyre të mitur. Shkak për sulmin është bërë një mosmarrëveshje, ndërsa viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.