Mitrovicë: Përleshje me thika, lëndohen tre persona NULL NULL 17.03.2021 21:00 17.03.2021 21:00 Tre persona janë lënduar pas një përleshje që kanë pasur mes vete. Njëri nga ta ka marrë lëndime nga një thikë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Mitrovicë, në rrugën “Evlia Qelebia”. Kështu për Klan Kosova tha Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. “Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”.