Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicasi që personalitetet shqiptare po i jetëson përmes portreteve (FOTO)

NULL NULL
nga Albert Bajrami 15.05.2021 16:11

Është një djalë nga Mitrovica që me talentin e tij të vizatimit po realizon punime fort të veçanta artistike.

Artisti i ri, Fatlum Meholli, i ka fort në qejf portretet ku përmes tyre ka ‘jetësuar’ shumë personalitete të shquara shqiptare si Ibrahim Rugova, Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu e të tjerë.

Fatlumi është student i Fakultetit të Gjuhës Shqipe, por artin vizual e ka pasion që nga fëmijëria.

Meholli ka zgjedhur që disa nga punimet e tij t’i ndajë me klankosova.tv.

Djaloshi që këtë punë e bën veç për hobi e jo për profesion ka realizuar edhe portretet e kryeministrit Albin Kurti e shkrimitarit të njohur Ismail Kadare.

Artisti mitrovicas e ka realizuar edhe një pikturë të Xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.

 

 

 

 

lajme të ngjashme